back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeTre serbë kapen me 19 pako marihuanë në Gurrakoc të Istogut (Foto)

Tre serbë kapen me 19 pako marihuanë në Gurrakoc të Istogut (Foto)

Të ngjajshme

“Shumë nxehtë…”, Toney ‘shkrihet’ nga përqafimi i Benitës

Dy nga banorët e shtëpisë më të madhe në...

Lazio eliminoi Milanin dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit...

I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

Një shqiptar që është dënuar me burgim në Britani...

Matoshi: Pa Listën Serbe, VV do të ishte shuar si parti

Analisti politik Halil Matoshi ka komentuar çështjen e moscertifikimit...

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Gurrakoc të Istogut tre shtetas serbë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas policisë, serbët e arrestuar P.Q., B.K. dhe B.K., në veturën me të cilën po lëviznin bartnin 19 paketime me marihuanë, të cilat u konfiskuan, e që rezultuan të peshojnë 9 kg e 172 gramë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:  

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i Pejës, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar kanë marrë një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke provuar që të njëjtën ta dërgojnë në Serbi.

Njësiti i DHTN-Pejë në përkrahje të DHTN-Gjakovë dhe NJRSH-Pejë ka arritur që të ndalojë një veturë  me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram.

Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:

·         P. Q.   viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë,
·         B. K.    viti i lindjes 1987, mashkull, shtetas i Serbisë dhe
·         B. K.    viti i lindjes 1981, mashkull, shtetas i Serbisë.

Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve. /GazetaExpress/. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz