BallinaLajme‘EULEX qëllimisht po neglizhon hulumtimet për varreza masive’ (Video)

‘EULEX qëllimisht po neglizhon hulumtimet për varreza masive’ (Video)

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

Pavarësisht që doli të ishte lokacion i rremë, qëkur përfundoi lufta, të gjithë në Mitrovicë dyshonin se në këtë lokacion ka varrezë masive, raporton KTV.

Por gërmimet në të nisën vetëm javë më parë.

Prenk Gjetaj, i cili udhëheq komisionin qeveritar për të pagjeturit, fajtorin kryesor në këtë çështje e lë departamentin e Mjekësisë Ligjore që udhëhiqet nga EULEX’i.

Ai thotë se nuk është në dorën e tyre intensifikimi i punëve për të pagjeturit, pasi e gjitha po bëhet qëllimshëm nga EULEX’i.

Gjetaj ka fajësuar edhe institucionet kosovare që nuk i kanë kërkuar këto kompetenca sepse tashmë janë pjekur kushtet që këto punë t’i bëjnë vetë vendorët.

EULEX’i dhe Ministria e Drejtësisë nuk i janë përgjigjur KTV’së rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa Kosovës i mungojnë edhe 1600 persona. Edhe organizata ndërkombëtare “Amnesty International” në raportin e publikuar ditë më parë, vlerëson se shtetet po shkelin të drejtat e qytetarëve për të ditur për fatin e familjarëve të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz