back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeÇaushi: Autopsia e Astrit Deharit, skandaloze

Çaushi: Autopsia e Astrit Deharit, skandaloze

Të ngjajshme

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi...

Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e...

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se rasti i Astrit Deharit, tregon më së miri gjendjen në të cilën është Kosova.

Çaushi këto komente i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, duke iu referuar autopsisë të cilën e ka quajtur skandaloze, të aktivistit tashmë të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, i cili u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Veç tjerash Driton Çaushi ka thënë se në Parlament, ka deputetë të cilët kur është në pyetje jeta e qytetarëve në Kosovë, nuk japin votën dhe nuk japin mbështetjen e tyre, njofton Klan Kosova.

”Kemi një shumicë deputetësh që sa herë ka të bëjë me jetën e qytetarëve asnjëherë nuk japin votë”.

”Është e katërta herë që deputetët nuk votojnë kur bie fjala për çështje të caktuara apo për aktivistët e Vetëvendosjes. Ka ndryshuar shumë sjella e pushtetit ndaj Vetëvendosjes”.

”Ne vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Astritin. Një raport i fundit i një agjencioni të huaj, konsideron Kosovën një territor që mbajnë pa fakte aktivistë në burg e kthehen në arkivole”.

”Si mund të akuzohemi ne për politizim kur është fjala për një shok,aktivist që ia dedikoi gjithë aktivitetin e tij kësaj kauze politike në vend”.

”Nuk e di si do të ndodhte por në një vend të Bashkimit Europian që e kanë nevojë pushtetarët tanë, ndodhin dorëheqjet e këtu nuk ndodhi”.

”Do të ishte naive të mos merreshim ende me rastin e Astrit Deharit. Qoftë edhe me viktima e me të arrestuar pa asnjë faj synon të mbajë vetën në pushtet”.

”Sylë Hoxha ka manipuluar me raportin e autopsisë. Ka paragjykuar në vrasje me shkas”.

”Ai ka thënë sipas hetimeve shkaku i vdekjes është vetëvrasja. Hetimet ende nuk patën përfunduar”.

”Raporti i autopsisë për Astrit Deharin, ka qenë skandaloz në aspektin mjekësor”.

”Kërkoj nga çdo mjek çdo ekspert, që ta lexojë atë raport se ai është një skandal. Aty nuk ka asnjë profesionalizëm. Aty parashikohet një vdekje e cila assesi nuk mund të ndodh në atë mënyrë”.

”Institucionet e kriminalizuara e hasim në secilin dikaster, duke përfshirë policinë dhe sistemin e drejtësisë”, ka thënë Çaushi, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz