Të hënën Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe e Integrimeve Evropiane, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Islamik Relief Kosova “ ka dhuruar pako me gjera ushqimore në vlerë prej 50 eurove, 35 familjeve të rasteve sociale në Komunën e Mitrovicës.
Pas shpërndarjes së këtyre pakove, drejtori i Mirëqenies Sociale dhe i Integrimeve Evropiane Qazim Nimani, ka falënderuar organizatën e sipërpërmendur për këtë donacion, të cilat si të tilla po ua lehtëson jetën familjarëve në nevojë.
“E falënderojmë përzemërsisht organizatën humanitare “Islamik Relief Kosova” për bashkëpunimin e mirëfilltë që është duke e treguar në vazhdimësi në sferën e humanizmit, shpresoj që Zoti do ti shpërbleje të gjithë ata që hapin zemrën për tu ndihmuar këtyre familjeve”, tha ndër të tjerash drejtori Qazim Nimani.
Po ashtu sipas drejtorit Nimani, thuhet se edhe në ditët e tjera në vazhdim , kjo organizatë në bashkëpunim më drejtorinë e Integrimeve do të vijojnë të shpërndajnë ndihma ushqimore për familjarët të cilat jetojnë në pamundësi të mira ekonomike.