back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeLekaj, Fajonit: S’jemi kundër Demarkacionit po kundër versionit aktual

Lekaj, Fajonit: S’jemi kundër Demarkacionit po kundër versionit aktual

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të shtunën

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët,...

Lituania shpall gjendje emergjente, në hall nga balonat bjelloruse

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, njoftoi të premten se...

Lituania shpall gjendje emergjente, në hall nga balonat bjelloruse

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, njoftoi të premten se...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka bërë të ditur se i ka sqaruar eurodeputetes dhe raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon se nuk janë kundër Demarkacionit por janë kundër versionit aktual.

Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë poashtu se me Fajon ka folur edhe për ndalimin e ish-kryeministrit Haradinaj në Francë.

“Shpreha qëndrimet tona për sa i përket zhvillimeve të fundit nga rasti më z.Haradinaj-ndalimin e tij në Francë, kjo i thashë se e ka bërë situatën të brishtë në vend, e deri tek demarkacioni {(mos)liberalizimi i vizave} i shpjegova se ne nuk jemi kundër demarkacionit por nuk e kemi mandatin të pranojmë marrëveshje që i shkakton dëme territoriale Kosovës, treni e muri serb, shpikje e financim i Serbisë për të cenuar Kosovën”.

Ai poashtu ka treguar se në këtë takim është biseduar edhe për dialogun me Serbinë dhe mungesën e konsensusit mes partive politike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Fola edhe për modelin dhe nivelin e sotëm të dialogut me Serbinë, i pa qartë dhe i pa perspektivë për Kosovën. Poashtu i shpjegova Znj.Fajon edhe mungesën e një konsensusi të spektrit politik, si pasojë e mbylljes së partive në pushtet, për tema nacionale të Kosovës”.

“Nuk mbetëm pa biseduar edhe nevojën që Serbia duhet t’ia kthejë borxhin, mbi dy miliard euro të grabitura gjatë luftës, Kosovës, kërkim falja dhe zbardhja e fatit te të zhdukurve, dënimi i të gjithë atyre që i kanë shkaktuar këto e më pastaj mund të bëhet fjalë për shansin e pajtimit nder etnik. Jemi të hapur për sa na takon që të shtyjmë përpara Kosovën. E jemi këtu te kundërshtojmë çdo gjë që bie ndesh me të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz