back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaBotë"Donald Trump mund të vritet!"

“Donald Trump mund të vritet!”

Të ngjajshme

Qeveria ruse është e shqetësuar se Presidenti Donald Trump mund të vritet ose të rrëzohet me forcë përpara se mandati i tij të mund të përfundojë.

Shqetësimet vijnë pasi Administrata Trump është kritikuar për lidhjet e saj me Kremlinin dhe presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan “International Business Times”.

“Asaj që Rusia i frikësohet sot për sot është se Presidenti Trump mund të rrëzohet nga posti apo të vritet”, kanë thënë këtë javë burime të brendshme të Kremlinit për revistën “Foreign Policy”.

“Kremlini është krejtësisht i vetëdijshëm se demokratët duan ta përdorin Rusinë për të diskredituar dhe fajësuar Trump-in, ndërsa elitat republikane duan të përdorin Rusinë për të ulur disiplinën e Donald Trump-it. Qeveria ruse ka frikë vetëm për rënien e Trump-it, por edhe mundësinë e vrasjes së tij”, citon revista prestigjoze burimet ruse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz