back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShqiptareNuk ka të ndaluar droga, 8 ton kanabis nisen me kamion nga...

Nuk ka të ndaluar droga, 8 ton kanabis nisen me kamion nga Durrësi dhe kapen në Venecia

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord të drogës të llojit marijuanë në portin e Ankonas. Sasia prej 8 ton vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar maqedonas.

Udhëtimi i tij me një kamion me rimorkio duhej të kishte qenë më i gjatë, por mbetet i panjohur për policinë italiane. Ai u ndalua nga agjentët e Guardia di Finanza në Venezia, por rimorkion e kishte lënë në një zonë tjetër.

I arrestuari kishte parandierë se çdo gjë nuk po shkonte si duhet ose marrëveshja ishte që  drogën ta linte aty, e dikush tjetër do e merrte.

Por planet e tij dështuan falë ndërhyrjes së policisë së Ankonës në bashkëpunim me policët e Venezias. Policia monitoronte kamionin që në momentin e mbërritjes në Itali duke pasur mundësinë që ta lokalizonte në kohë reale.

Ndjeka zgjati disa orë deri kur agjentët hipën në rimorkion e kamionit dhe gjetën drogën, e cila e hedhur në treg do të kishte pasur një fitim marramendës.

Pas prangosjes së shoferit maqedonas, agjentët e policisë konfirmuan se trageti ku kishte udhëtuar kamioni për në Ancona, ishte nisur nga Shqipëria.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz