back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëPutin dëshiron takim me Trump në vend të njëjtë që u taku...

Putin dëshiron takim me Trump në vend të njëjtë që u taku për herë të parë me Bushin

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se do të ishte i lumtur të mbante takimin e parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Slloveni, porse ka shumë faktorë që ndikojnë vendimin për vendtakimin.

Putin i bëri këto komente të premtën, pasi presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ofroi kryeqytetin e tij, Lubjanën, si vend potencial për takimin Trump-Putin.

Sllovenia “është vend i mrekullueshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana”, tha Putin pas takimit me Pahorin në Moskë.

Edhe Putin, edhe Trump kanë thënë se shpresojnë të përmirësojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë tendosur pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe çështje të tjera.

Dy presidentët kanë folur në telefon më 28 janar, por data e takimit nuk është caktuar ende.

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, vjen nga Sllovenia.

Sllovenia ka qenë vendi i takimit të parë të Putinit me ish-presidentin amerikan, George W. Bush, në vitin 2001.

Të Fundit

Sport

ShowBiz