back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaTeknologjiKina ua merr shenjat e gishtërinjve vizitorëve të huaj

Kina ua merr shenjat e gishtërinjve vizitorëve të huaj

Të ngjajshme

- Advertisement -

Miliona të huajve që vizitojnë Kinën çdo vit tashmë do t’u merren shenjat e gishtërinjëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Ministria kineze e Sigurisë Publike bëri të ditur në një njoftim të enjten se do të fillojnë t’u marrin vizitorëve shenjat e gishtërinjve në hyrje dhe dalje të vendit. Kërkesa do të zbatohet mbi shumicën e njerëzve mes moshës 14 dhe 70 vjeç.

Kjo politikë do të hyjë në fuqi duke filluar në Shenzhen, qytet jugor kinez në kufi me Hong Kongun.

Autoritetet kineze kanë llogaritur më shumë se 76 milionë hyrje dhe dalje nga të huajt gjatë vitit të kaluar.

Mysafirët kryesisht ishin nga Koreja e Jugut, Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusia.

Ministria tha se kërkesa e re është “një masë e rëndësishme për forcimin e menaxhimit të hyrjes dhe daljes” që përputhet me politikat në vende të tjera.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-ve ka shenjat e gishtërinjve ndaj vizitorëve të huaj që nga viti 2004.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz