Një shpërthim në orët e mbrëmjes ka ndodhur në gjigantin metalurgjik në Ferronikli. Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar dhe gjithçka është jashtë rrezikut.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj një trafo-staticon i fabrikës është përfshirë në zjarr ndërsa tashmë është çdo gjë nën kontrolle.
“Rreth orës 18:40 një trafo stacion ka dalë jashtë sistemit dhe është përfshirë në zjarr, fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe nuk paraqet rrezik të mëtutjeshëm”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com