BallinaRegjionaleDrenasShpërthim në Ferronikel

Shpërthim në Ferronikel

Të ngjajshme

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Trajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Trajneri i njohur uellsian, John Benjamin Toshack, vuan nga...

Një shpërthim ka ndodh në trafo-stacionin e fabrikës së Ferronikelit, njofton Klan Kosova.

Shpërthimi ka ndodh rreth orës 20:45, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.

Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur punëtorët e kësaj fabrike që tashmë gjenden në vendin e ngjarjes.

I gjithë objekti i kësaj fabrike tashmë gjendet në terr.

Ndërsa këtë shpërthim për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Një trafo ka dalë prej sistemi, kjo nuk paraqet rrezik, nuk ka të lënduar – të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz