back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaBotëGjermania e bënë sallën e qytetit xhami, me kërkesë të kosovarëve

Gjermania e bënë sallën e qytetit xhami, me kërkesë të kosovarëve

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Për shumë mysliman në qytetin e Glandorfit ka qenë shumë e vështirë që të gjejnë një xhami të cilën më së afërmi kanë mundur ta gjejnë në qytetet si Dissen ose Osnabruck.

Për vite të tëra, ata kanë dashur një hapësirë ku mund të takohen dhe luten. Me 7 shkurt, Komiteti Social në Gjermani do të jap në dispozicion Sallën e qytetit si vend për myslimanët e këtij vendbanimi.

Mediat gjermane raportojnë se më së shumti mysliman në këtë qytet janë kosovarë.

Madje kanë intervistuar një prej tyre, me emrin Xhavit.

“Në fillim ishim vetëm disa”, thotë ai, duke shtuar se për shqiptarët e Kosovës që jeton në Glandorf janë shtuar shumë në numër dhe kësisoj është rritur edhe kërkesa për një xhami.

“Unë për vete kam shkuar në xhaminë e Osnabruckut”, thotë ai.

Tek më vonë, kosovarët do të organizoheshin dhe do ti shkruanin kryetares së qytetit e cila ka dalë me një ide që së bashku me banorët ta gjejnë një zgjidhje.

Zgjidhja është një dhomë në të cilën myslimanët edhe mund të takohen por edhe të luten.

Ka mbetur e paqartë nëse kjo hapësirë do të jetë e hapur çdo ditë apo vetëm të premteve, por kjo për Xhavitin ka pak rëndësi.

“Me rëndësi që ne nuk duhet të udhëtojmë nga 2 orë për t’u lutur”, ka thënë ai.

Ndërsa autoritetet lokale në Gjermani kanë bërë të ditur se tashmë kanë ndarë një buxhet prej 10 mijë eurove për ta bërë hapësirën e përshtatshme si xhami./Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz