BallinaBotëAmnesty International: Mijëra njerëz të varur në një burg në Siri

Amnesty International: Mijëra njerëz të varur në një burg në Siri

Të ngjajshme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës, është bashkuar me shtetet...

Foda: S’do ta kemi të lehtë ndaj Sllovakisë, por duam të luajmë në finale

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda shprehet optimist...

Rreth 13,000 njerëz, shumica prej tyre mbështetës civilë të opozitës siriane, janë ekzekutuar në fshehtësi në një burg në Siri, tha grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Në raportin e tij thuhet se varje masive janë bërë çdo javë në burgun Sajdnaja, në veri të Damaskut, në periudhën shtator 2011 – dhjetor 2015.

Amnesty tha se ekzekutimet e dyshuara janë autorizuar në nivelet më të larta të Qeverisë siriane.

Grupi ka intervistuar 84 njerëz, përfshirë ish-roje, ish-të burgosur dhe ish-zyrtarë burgu për raportin e tij.

Ai po ashtu bëri thirrje për hetim nga Kombet e Bashkuara.

Qeveria më herët ka mohuar vrasjen ose keqtrajtimin e të burgosurve. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz