BallinaLajmeKjo legjislaturë nuk do t’i finalizojë temat e mëdha

Kjo legjislaturë nuk do t’i finalizojë temat e mëdha

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Koalicioni qeverisës pritet ta përmbyllë mandatin aktual pa iu dhënë zgjidhje dy prej tri temave më të mëdha – krijimit të ushtrisë dhe përmbylljes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkaq, përkushtimin do ta orientojë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Me kërkesë të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të hënën që në seancën e radhës të debatojë për Forcën e Sigurisë (FSK).

Të enjten do të mbahet seanca, në të cilën do të trajtohen plot 22 çështje. Përfaqësuesit e partive në pushtet nuk kanë shprehur pritjen që në të të ndodhë vendimmarrja për statusin e FSK-së.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e drejton subjektin kryesor në pushtet, Partinë Demokratike, ka thënë se krijimi i ushtrisë nuk mund të bëhet njëanshëm, pa pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar.

Në të njëjtën linjë ka folur edhe Ismet Beqiri, shef i Grupit parlamentar të partisë që udhëheq me Qeverinë – Lidhjes Demokratike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz