back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVeriorët ndërtojnë mur me “kontrollor”

Veriorët ndërtojnë mur me “kontrollor”

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar planin e ndryshuar për projektin e ndërtimit të sheshit në Mitrovicë.

Por, në tri skica të cilat i ka siguruar gazeta, shihet se përgjatë hapësirës ku ka qenë muri ilegal, do të ndërtohet një bazament i ri konstruktiv nga betoni me një lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi 120 centimetrash, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe kryetari Goran Rakiq, ka thënë se plani i dakorduar nga të gjitha palët, parasheh një strukturë tjetër betoni, të cilit do t’i shtohen vetëm disa shtylla lëvizëse. Ato do të ulen në tokë vetëm për raste emergjente.

Punimet në sheshin “Mbreti Petar”, do të nisin sot (e martë).

Mbi pjesën e murit, sipas skicës, do të vendosen disa pemë të cilat do t’ia rrisin lartësinë strukturës së betonit. Veriorët pasi kishin hequr zhavorrin patën mbjellë disa pisha në vazo betoni mbi urën e Ibrit, duke e quajtur ‘Parku i Paqes’.

Prishtina zyrtare kishte kundërshtuar ndërtimin e këtij “parku”. Pas një marrëveshjeje të dakorduar në Bruksel, në gushtin e vitit 2015, nga ura e Ibrit ishte larguar i ashtuquajturi “Park i paqes”. Me marrëveshjen e re, e gjithë zona prej ku nis Mitrovica Veriore do të jetë park dhe hapësirë dedikuar vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz