back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNikolic: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel

Nikolic: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel

Të ngjajshme

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënën se gjatë negociatave në Bruksel me palën kosovare më 24 janar, i kishte thënë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se është kriminel

Nikolic ka thënë se Thaçi filloi të flasë për krimë lufte, dhe për këtë arsye, Nikolic i kishte thënë Thaçit “ti je kriminel”.

Megjithatë, media serbe “Kurir” thotë se Federica Mogherini ishte mjaftë e tensionuar para takimit, transmeton Gazeta Express.

Vetë presidenti i Serbisë Nikolic e ka konfirmuar për median serbe se i ka thënë presidentit të Kosovës se është kriminel.

“Ia kam zgjatë dorën dhe i kam thënë ti je kriminel”, ka konfirmuar Nikolic.

Ndryshe, mbrëmë në Beograd është mbajtur takimi i raundit të ri të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz