BallinaLajmeApeli lë në paraburgim të dyshuarit për terrorizëm

Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për terrorizëm

Të ngjajshme

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kaderi vishet me fustan të ngushtë, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masave të sigurisë ndaj një grupi të te dyshuarve për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës, ose vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 15 janar sipas të cilit paraburgimi prej një muaji, u është caktuar të pandehurve B.B,V.I., L.M.,K.P., Xh.T., L.S.,F.G.,L.G.,A.A. dhe A.Sh., ndërsa arrestit shtëpiak, të pandehurit L.V.

Sipas të njëjtit aktvendim masa e paraqitjes në stacion policor u është caktuar edhe 6 të dyshuarve tjerë të këtij rasti: L.M.,B.P.,B.I.,H.R.A.K. dhe M.Sh.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka gjetur se pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, sepse nga shkresat e lëndës respektivisht nga provat e mbledhura gjer me tani sikurse janë deklaratat e të pandehurve të dhëna në polici, mjetet e sekuestruara (armë zjarri, sasi eksplozivi, municion, rroba ushtarake, dylbi, pajisje elektronike, dokumente etj.), rezulton se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë, kur të pandehurve ua ka caktuar masat e lartë-cekura. Kjo ngase në këtë mënyrë përmbushen arsyet ligjore që dalin nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz