Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Hamide Morinën, një grua e moshuar nga fshati Gllobar, e cila në moshën 98 vjeçare kishte dal për të votuar në zgjedhjet e fundit në komunën e Drenasit.
“Së bashku me drejtoret e komunës, sot kam vizituar Hamide Morinën në Gllobar, e cila në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në moshën 98 vjeçare, së bashku me nipa e stërnipa, doli të kryej detyrimin qytetar, doli në vendvotim dhe votoi.
Sinqerisht e falënderova për këtë akt qytetarie”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci ka thënë se ndihej i obliguar për ta vizituar “loken Hamide” për ta falenderuar për besimin e saj.
“Ndjehesha i obliguar që me një buqetë lulesh ta falënderoj për besimin e saj dhe pritjet nga qeverisja të cilës edhe ia besoi votën. Jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të komunës tonë ndjehem i obliguar të bëj më të mirën e mundshme. Kam detyrim t’i përmbush këto pritje. Faleminderit për besimin tënd lokja Hamide! Të paçim edhe shumë mote! “ ka shtuar i pari i Drenasit./Drenicapress.info/



- Advertisement -