BallinaLajmeKryeministri i Izraelit nuk i kërkon falje Meksikës për murin

Kryeministri i Izraelit nuk i kërkon falje Meksikës për murin

Të ngjajshme

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu ka shmangur sot kërkesës së Meksikës për kërkim falje rreth një statusi në rrjetin social “Twitter”, ku Netanyahu i lavdëroi planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërtuar murin me kufirin meksikan.

Duke refuzuar të kërkojë falje për komentet e tij, Netanyahu ka thënë se ai nuk iu ishte referuar marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, transmeton Express.

“Unë e theksova suksesin e jashtëzakonshëm të rrethojës së sigurisë të Izraelit. Ama, nuk dhashë koment rreth marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Meksikës. Kemi pas, dhe do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me Meksikën,” ka thënë Netanyahu.

Por në statusin e shkruar në “Twitter” të shtunën, Netanyahu kishte thënë se ideja e Trump-it për të ndërtuar murin ishte madhështore.

“Presidenti Trump ka të drejtë. Unë ndërtova një mur përgjatë kufirit jugor të Izraelit. Ai mur ndaloi emigrimin e jashtëligjshëm. Sukses madhështor. Ide madhështore,” shkroi ai të shtunën./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz