BallinaLajmeMbi 3 mijë invalidë të UÇK-së marrin pension

Mbi 3 mijë invalidë të UÇK-së marrin pension

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se furnizimi i protezave për invalidët e luftës së UÇK-së do të fillojë të  realizohet pasi që  të formohet edhe komisioni mjekësor i cili do të jetë gati në ditët e ardhshme pas  përfundimit të verifikimit  të statusit  për secilën kategori të invalidëve të luftës.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  ka treguar se aktualisht invalidët që marrin pensionin invalidor  janë 3 mijë e 423 invalidë të UÇK-së dhe 1 mijë e 975 invalidë Civil të luftës.

“Komisioni mjekësor do të formohet pas përfundimit të verifikimit të statusit për kategorinë e invalidëve të luftës, kurse pensionin e invalidit të luftës aktualisht e marrin 3 mijë e 423 invalidë të UÇK-së dhe 1 mijë 975 invalidë civilë të luftës”, thuhet në përgjigjen e MPMS.

Ndërsa, në vitin që e lamë pas Qeveria e Kosovës ka ndarë për invalidët e luftës të UÇK-së shumën prej 150 mijë euro kurse për këtë vit ende nuk ka ndonjë vendim zyrtarë.

“Në vitin 2016 për nevoja të protezave të invalidëve të luftës së UÇK-së janë ndarë 150 mijë euro. Për vitin 2017 ende nuk ka ndonjë vendim se sa mjete do të ndahen për këtë qëllim”, thuhet më tej në përgjigjen e MPMS./IndeksOnline/Ardian Beka/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz