BallinaLajmeSchwendiman nuk tregon nëse rasti Haradinaj mund t’i përcillet Speciales

Schwendiman nuk tregon nëse rasti Haradinaj mund t’i përcillet Speciales

Të ngjajshme

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë...

Një grua rreth 44 vjeç u dërgua në Urgjencë në Podujevë, mjeku konstatoi vdekjen e saj

Sipas njoftimit të policisë, të shtunën mjeku kujdestar ka...

Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian...

Kryeprokurori special për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka qenë i prerë në përgjigje se si do të vepronte nëse do t’i kërkohej ta merrte në dorë rastin e Ramush Haradinajt, të cilin po kërkon ta ekstradojë Serbia.

Haradinaj, që u ndalua nga autoritetet franceze në fillim të janarit po vazhdon të mbrohet në liri në Francë, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim, shkruan sot Koha Ditore.

Teksa ka treguar se nuk ka pasur ndonjë urdhër nga ai për arrestimin e Haradinajt, Schwendiman në përgjigjen dërguar gazetës përmes zyrës së tij ka thënë se nuk komentojnë se kush mund të jetë subjekt i ndjekjes penale.

“Prokurori special nuk komenton mbi hetimet që janë duke vazhduar. As atë se kush mund të jetë subjekt i mundshëm i ndjekjes penale, ose kush nuk mund të jetë, as se kur mund të ketë aktakuzë apo kur do të ngrihen këto aktakuza”, ka thënë Schwendiman teksa është pyetur se si do të vepronte nëse i kërkohet ta marrë në shqyrtim rastin e Ramush Haradinajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz