back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeFormimi i ushtrisë kërkohet edhe nga profesionistët

Formimi i ushtrisë kërkohet edhe nga profesionistët

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora u kanë bërë thirrje institucioneve më të larta të vendit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia.

“Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi”, thuhet ndër të tjerash në thirrjen e nënshkruar në mënyrë elektronike nga 25 profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora.

Kjo është komunikata e plotë e këtij grupi:

“Ne të poshtëshënuarit

Të shqetësuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia

Të vetëdijshëm për: pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në të

Duke u thirrur në: parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë

THIRRJE

Për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike.

Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.

Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):

  • Abit Hoxha – Studiues i mediave dhe sigurisë – Gjermani
  • Agim Musliu – Njohës i sigurisë – Kosovë
  • Agim Morina – Gjuhëtar – Britani e Madhe
  • Agon Maliqi – Politolog – Kosovë
  • Anton Ahmetaj – Ekonomist – Norvegji
  • Arben Hajrullahu – Politolog – Kosovë
  • Arber Ahmeti – Studiues i sigurisë – Austri
  • Armend Bekaj – Politolog – Suedi
  • Avni Zogiani – Hulumtues – Kosovë
  • Bekim Baliqi – Politolog – Kosovë
  • Besnik Pula – Sociolog – SHBA
  • Dardan Velija – Konsulent i politikave publike – Kosovë
  • Donik Sallova – Politolog – Kosovë
  • Gani Ahmetaj – Afarist – SHBA
  • Ganimete Asllani – Juriste – Britani e Madhe
  • Getoar Mjeku – Avokat – SHBA/Kosovë
  • Jeta Rudi – Ekonomiste – SHBA
  • Kujtim Dobruna – Ekonomist – Austri/Zvicër
  • Lumir Abdixhiku – Ekonomist – Kosovë
  • Pal Shtufi – Afarist – Zvicër
  • Petrit Zogaj – Politolog – Kosovë
  • Pëllumb Kelmendi – Politolog – SHBA
  • Shkëlzen Gashi – Studiues – Kosovë
  • Uk Lushi – Ekonomist – SHBA
  • Valmir Ismaili – Politolog – Kosovë”.

Kjo letër i është dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz