BallinaLajmeMustafa: Ka provokime nga Serbia, por jemi të gatshëm ta mbrojmë sovranitetin

Mustafa: Ka provokime nga Serbia, por jemi të gatshëm ta mbrojmë sovranitetin

Të ngjajshme

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Matoshi: Albin Kurti nuk e ka pasur asnjë problem për me zgjedh presidentin

Komentatori politik, Halil Matoshi tha se Kosova ka dalë...

Messi me numër rekord të golave, e shënoi një me Inter Miamin mbrëmë

Skuadra e Intert Miamit ka barazuar 1:1 ndaj Nashville...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të mërkurën se ka provokime nga Serbia, por sipas tij institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin e vendit. Mustafa në mbledhjen e rregullt të Qeverisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës. “Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

“Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë”.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka provokime nga Serbia, por sipas tij, institucionet e vendit janë  gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz