back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeViti 2016, me çmime më të larta për 0.3 %

Viti 2016, me çmime më të larta për 0.3 %

Të ngjajshme

Elezi: Javën e ardhshme fillon votimi me postë për rreth 44 mijë votues

Në javën e ardhshme, më 17 shtator, pritet të...

Ndahet nga jeta doktor Faik Hima

Në moshën 83-vjeçare, sot ka ndërruar jetë Prof. Dr....

Lista Serbe e akuzon KQZ-në për “manipulim politik”

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në...

Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton...

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se në Kosovë ka rritje të çmimeve të konsumit.

Sipas “Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK)”, për muajin dhjetor të vitit 2016, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.4 për qind në muajin dhjetor 2016, krahasuar me muajin nëntor 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2016 me muajin dhjetor 2015 është 1.3 për qind. Këto të dhëna tregojnë se shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2016 ishte 0.3%.

Përfaqësues të konsumatorëve këtë ngritje e kanë quajtur të papranueshme dhe kanë kërkuar nga Qeveria që të mbikëqyrë dhe kontrollojë çmimet, ndërkohë që ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova me Kushtetutë është ekonomi e lirë e tregut dhe se shteti nuk ka asnjë mekanizëm për të kontrolluar këtë ngritje të çmimeve.

Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se shtrenjtimet e të gjitha natyrave dhe të të gjitha përmasave kanë ndikim në mirëqenien sociale të qytetarit konsumator, i cili, siç ka thënë ai, është edhe taksapagues kryesor i buxhetit nga i cili pret një masë kthyese. Kjo masë kthyese sipas tij, qytetarëve nuk u kthehet për shkak të disbalancës së çmimeve.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është i shqetësuar me rezultatet e raportit të ASK-së për rritjen e çmimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz