back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e GIZ-it, zotohen për thellimin e bashkëpunimit në...

Kryetari Lladrovci takon përfaqësuesit e GIZ-it, zotohen për thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës gjermane GIZ, Shkelqim Daci, dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Vjollca Puka, ku kanë diskutuar për projektin e menaxhimit të tokave, për tokat nën komosacion, dhe për hartat zonale dhe krijimin e bazes se të dhënave për të gjitha tokat bujqësore në Komunën e Drenasit.

Përfaqësuesi i organizatës gjermane GIZ, Shkelqim Daci, ka ofruar mbështetje të parezervë si në stafin profesional ashtu edhe në programe mbështetëse në këta sektorë. Kurse i pari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i ka ofruar mbështetje dhe krijimin e kushteve ligjore për bashkëpunim, në realizimin e projekteve që janë ne të mirën e gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit. Ndryshe, Komuna e Drenasit ka memorandum bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për menaxhimin e mbeturinave dhe zgjerimin e tyre, që deri më tani ky shërbim është shtrirë në 95 për qind e territorit të Komunës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz