back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeQytetarët kërkojnë t’i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet...

Qytetarët kërkojnë t’i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet e Serbisë!

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Ditë më parë, një ndër lajmet kryesore të aspektit ekonomik ishte rënia e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë, pasi bizneset kanë “frikë” nga serbët. Në të njëjtën kohë, Serbia është kampion në Kosovë, sa i përket eksportit të mallrave të saj në vendin tonë.

Importi i mallrave serbe nuk ka të ndalur. Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, më 2015 në Kosovë janë importuar mallra të produkteve serbe në vlerë prej 372 milionë eurove, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro, me çka e importi rritet në afro 600 milionë euro.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 65,6 milionë Euro, ose 27.9 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.0 për qind. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0 për qind), Maqedonia (5.6 për qind), Shqipëria (4.1 për qind) dhe Bosnje e Hercegovina (3.6 për qind), transmeton Telegrafi.

Masa e reciprocitetit në mars të vitit të kaluar me Serbinë, pas Vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka rezultuar me 21 mijë euro në ditë i humbje për fqinjët verior, nga bllokada e naftës dhe gazit.

Njëra nga çështjet më të diskutuara më 2011, në aspektin ekonomik, ka qenë pikërisht reciprociteti. Ky vendim kishte alarmuar palën serbe. Por, ndikoi në rritjen e konsumit të produkteve vendore, humbjen e milionave të kompanive serbe. Atëherë është është thënë se reciprociteti garanton barazi në rajon.

Bojkotimi i mallrave serbe kërkohet edhe ditëve të fundit, pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë që u nxit me arrestimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe pas situatës së djeshme dramatike kur nga Serbia u tentua të futej ilegalisht në Kosovë një tren me mbishkrime provokative nacionaliste.

Kështu, në rrjetet sociale qarkullon një foto, ku thuhet se nga viti 2002, Kosova ia ka dhuruar Serbisë tre miliardë euro. Aty kërkohet që barkodi 860, identifikues për mallrat serbe, të bojkotohet nga qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz