back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePacolli tallet pastër me Vucicin në një postim ne Facebook

Pacolli tallet pastër me Vucicin në një postim ne Facebook

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Serbia duhet të ndërrojë mbishkrimet në trenin serb, në vend të “Kosova është Serbi” të shkruajnë kërkimfaljen për krimet që kanë kryer dhe të njëjtin tren ta vënë në funksion hekurudhave të Europës.

Këtë koment, Pacolli e ka shkruar në Facebook, nga aeroplani, me të cilin ka kaluar mbi Rrafshin e Dukagjinit, ku ka publikuar edhe një foto.

Ai ka thënë se Serbia kishte për qëllim të provokonte Kosovën pikërisht në ditën kur ishte duke u përkujtuar Masakra e Reçakut.

Postimi i Pacollit:

Mr. Vucic….

Trenin nuk e konfiskuam por ta kthyem ne Beograd bashkë me ate Gjuriçin e vogel.  Në këtë kontekst, duke kujtuar masakren e Reqakut që ndodhi pikërisht në këtë ditë në 1999, më bën të besoj që ju, këtë veprim tentuat ta bëni pikërisht në përvjetorin e Reqakut. Tetëmbdhjet vite më parë ju në Reçak kryet masakër ndaj fëmijëve, grave e pleqve. Ti nëse nuk ke qenë në Reçak sigurisht ke qenë duke shërbyer birra në festat që i keni organizuar për “nder” të krimeve që i kryenit në Kosovë qdo ditë.  A mos deshët edhe dje ta festoni përvjetorin e atij veprimi gjenocidal me vendimin për ta dërguar atë tren qesharak e banal? Unë e kam një propozim për ju zoti Vucic. Ridizajnojeni atë tren, duke vendosur mbishkrimin e kërkim faljes shtetërore për krimet dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia gjithandej ballkanit. Lëshojeni atë tren fillimisht në Serbi dhe pastaj nëpër tërë Evropën.  Vetëm atëherë mund të bisedojmë si dy shtete të pavarura dhe do të gjejmë zgjidhje në mënyrë të civilizuar.

p.s. Rrafshi i #Dukagjinit i mbuluar me dëborë

Të Fundit

Sport

ShowBiz