back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePartia e Drejtësisë përgëzon institucionet për maturinë dhe vendosmërinë ndaj provokimit të...

Partia e Drejtësisë përgëzon institucionet për maturinë dhe vendosmërinë ndaj provokimit të Serbisë

Të ngjajshme

A je normal? Kenan Yildiz shënon eurogol ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit për...

Moti për nesër

Mendimi për motin – 12.09.2025 Të dielen duke shkuar nga...

Super Calhanoglu, mesfushori turk shënon eurogol kundër Juventusit

Skuadra e Interit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Partia e Drejtësisë me shqetësim ka përcjellë provokimin e radhës të shtetit të Serbisë, që nisi trenin subverziv me simbolet e saja nacionaliste dhe fetare në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut, që tmerroi botën dhe shpërfaqi terrorin e forcave serbe ndaj popullatës civile shqiptare, dhe që solli ndërhyrjen historike ushtarake të forcave ndërkombëtare në Kosovë.

Partia e Drejtësisë përgëzon institucionet përgjegjëse shtetërore dhe në veçanti Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e masave profesionale dhe të vendosura për mbrojtjen e sovranitetit të vendit nëpërmjet ndalimit të trenit provokues të Serbisë në Kosovë; si dhe qytetarët e vendit të të gjitha përkatësive etnike për pjekurin dhe maturin e treguar me këtë rast.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e vendit ngritjen në shkallën më të lartë të përgjegjësisë institucionale duke pasur parasysh sfidat serioze të kohës para nesh. Në këtë drejtim, PD fton të gjitha subjektet politike që të veprojnë të bashkuara mbi platformën e interesave të përbashkëta kombëtare dhe shtetërore dhe pret nga Qeveria e vendit formulimin e politikave më të qarta ndaj bisedimeve në Bruksel, me të cilat në mënyrë shumë më të vendosur se deri më tani do të mbrohet sovraniteti i vendit dhe interesat kombëtare e shtetërore mbështetur në respektimin e plotë të parimit të reciprocitetit, barazisë dhe respektit të plotë ndërshtetëror. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz