BallinaLajmeHaxhiu: Treni po rikonfirmon funksionimin e strukturave paralele serbe në Kosovë

Haxhiu: Treni po rikonfirmon funksionimin e strukturave paralele serbe në Kosovë

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

 

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se nisja e trenit nga Beogradi në Mitrovicë është ndërhyrje e Serbisë në Kosovë, që ka synim destabilizimin e rajonit.

“Kjo është ndërhyrje direkte e Serbisë në Kosovë, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të jetë në nivelin e përgjegjësisë për të ndaluar çdo mjet që hyn ilegalisht në Kosovë.”

“Me ndërtimin e murit në veri, me nderhyrje në hekurudhat e Kosovës, Qeveria e Serbisë po kërkon destabilizim të rajonit”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka shtuar se Serbia po provokon një konflikt të ri, dhe se qytetarët dhe institucionet shtetërore duhet të jenë të përgaditura.
“Serbia po provokon të filloj një konflikt të ri në veri, prandaj ne duhet të jemi të pergaditur për këtë, si institucione shtetërore dhe si qytetarë”, ka shtuar Haxhiu.

Për deputetin e PDK-së, nuk ka normalizim dhe stabilitet të rajonit pa njohjen reciproke të Kosovës nga Serbia.

“Ri definimi i formatit të bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel është më se i nevojshëm, nuk ka asnjë hap tutje pa shuarjen e të gjitha strukturave paralele të Serbisë.
“Nuk ka normalizim dhe stabilitet të rajonit pa njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë si shtete të pavarura”, ka thënë Haxhiu./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz