back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHuman Rights Watch: Vazhdojnë abuzimet serioze me të drejtat e njeriut në...

Human Rights Watch: Vazhdojnë abuzimet serioze me të drejtat e njeriut në Kosovë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Human Rights Watch (HRW) e ka publikuar sot raportin global vjetor për të drejtat e njeriut për 90 vendet e botës, ku kjo organizatë me bazë në SHBA e mbikëqyrë përparimin e bërë çdo vit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në Kosovë.

Sipas HRW-së mbrojtja e të drejtave të njeriut ka shënuar përparim të ngadaltë në Kosovë, edhe pse abuzimet serioze kanë vazhduar, transmeton Express.

“Bisedimet për ratifikimin të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është prishur nga sulmet e vazhdueshme me gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës nga opozita, duke e bllokuar debatin e lirë, duke e pamundësuar aprovimin e legjislacionit dhe bllokimin e përparimit në marrëveshjen e Kosovës për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian,” shkruan HRW.

Pika tjera të përmendura në raportin e HRW-së për Kosovën është edhe Gjykata Speciale për krimet e supozuara të ish pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe kërcënimet me të cilat janë përballur gazetarët dhe mis dënimi i fajtorëve.

Sipas HRW-së, tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës kanë vazhduar, veçanërisht në veri të vendit.

E për komunitetet pakicë ka thënë se vazhdojnë të përballen me diskriminim të vazhdueshëm.

E sa i përket përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, HRË thotë se është bërë përparim i kufizuar.

Dhuna familjare vazhdon të jetë e një niveli të lartë, sipas raportit./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz