back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVidhet makina e Ambasadës së Kosovës në Tiranë! (VIDEO)

Vidhet makina e Ambasadës së Kosovës në Tiranë! (VIDEO)

Të ngjajshme

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Gazeta Express mëson se makina që u vodh gjatë ditës së djeshme në një pikë servisi në Tiranë, është e ambasadës së Kosovës në vendin tonë.

Makina me targë diplomatike CD50-001 u vodh nga një 31-vjeçar, teksa mekanikët e kishin lënë ndezur në hyrje të servisit për ta rregulluar. Autorit, Niko Zaimi nga Tirana, ka shfrytëzuar këtë moment, për të hipur në makinë duke u larguar me shpejtësi.

Pas njoftimit të policisë, autori u kap rreth 30 minuta nga momenti kur kishte vjedhur makinën, në zonën e Laprakës.

Pasi pikasën makinën në mes të trafikut, efektivët i kërkuan autorit të dalë nga automjeti tip BMW, ndërsa 31-vjeçari fillimisht ka bërë të “paditurin” duke deklaruar se makina është e një shoku të tij.

/Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz