BallinaBotëDëshmitari rrëfen ferrin e Stambollit: U shtira si i vdekur 20 minuta,...

Dëshmitari rrëfen ferrin e Stambollit: U shtira si i vdekur 20 minuta, sulmuesi nuk ndalonte

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Francois al-Asmar, i diplomuar për gazetari radiofonike dhe televizive, ashtu si shumica e 39 njerëzve të vrarë naten e Vitit të Ri në “Reina”,ishte një turist në Stamboll.

Francois al-Asmar, i diplomuar për gazetari radiofonike dhe televizive, ashtu si shumica e 39 njerëzve të vrarë naten e Vitit të Ri në “Reina”,ishte një turist në Stamboll.

“Unë u fsheha pas tryezës, ulur në dysheme, por shpatullat e mia duhet të kenë qenë të ekspozuar. Ai gjuante në dysheme … u shtira si i vdekur…… duket se ai nuk gjuajti më mua,” tha ai.

Vrasësi i vetëm, ende i lirë, kishte qelluar një polic dhe një civil në derë para se të ecte dhe të niste të hapte zjarr ne klubin e njohur. Dëshmitarët thanë se ai bërtiti “Allahu Ekber” (Zoti është më i madhi). Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

“Sapo ai hyri në klub filloi të shtinte dhe nuk u ndalte. Ai qëlloi pa pushim të paktën për 20 minuta” tha Younis Turk, një shtetas francez me origjinë turke.

“Ne kemi menduar se ishin disa sulmues, sepse ai thjeshtë nuk dinte te ndalonte. Ai hodhi edhe disa eksploziv,” tha ai.

Klubi ishte një pikë takimi për shumë shtetas atë natë. Viktimat përfshinin një regjisor indian të Bollywood-it, një kamerier turk, një trajner palestre libanez dhe një biznesmen jordanez.

Sipas një raporti mjeko-ligjore të cituar nga gazeta Milliyet, disa nga viktimat u qëlluan në distancë shumë të afërt.

Shumica e të pranishëmve u hodhën në det për t’i shpëtuar tragjedisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz