Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë sëmurë nga helmimi me alkool të bërë në shtëpi për Krishtlindje në Pakistan.
Raportohet se shumica e tyre vinin nga pakica e krishtere e Pakistanit, njofton policia pakistaneze, transmeton Express.
Të paktën 45 të tjerë janë trajtuar për helmim pasi që kishin konsumuar alkool të prodhuar ilegalisht në qytetin Toba Tel Singh.
“Edhe prodhuesi dhe shpërndarësi i pijes alkoolike ilegale dhe helmuese është në mesin e të vdekurve,” ka thënë zyrtari i lartë policor Bilal Kamyana, për Reuters.
Në Pakistan është e ndaluar për myslimanët që të konsumojnë apo blejnë alkool në vend, ndërkohë pakicat duhet të kërkojnë leje për të blerë alkool në sasi të kufizuara./Express/