Krenarë për sytë tuaj blu? Apo ato jeshilë të partnerit?!
Epo kemi disa lajme paksa zhgënjyese për ju.
Në fakt sytë e tu janë ngjyrë kafe.
Jo vetëm sytë blu, por të gjithë ne i kemi ato kafe, sipas shkencës.
E gjithë kjo varet nga melamina, e cila përcakton ngjyrën e flokëve, lëkurës dhe gjendet gjithashtu edhe në irisin e syve.
Sipas okulistit Gary Heiting, qelizat mikroskopike që ndodhen në iris, të quajtura melanocite, mund të jenë vetëm kafe.
Ngjyra e syve varion pasi kjo varet nga sasia e melanociteve në sy. Sa më shumë qeliza të tilla të ketë irisi i syrit aq më i errët duket ai.