BallinaJetëKuriozitete20 dhjetori ndër vite

20 dhjetori ndër vite

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...
1192 – Richard I i Anglisë kapet dhe burgoset nga Leopold V i Austrisë gjatë rrugës për në Angli, pas nënshkrimit të një marrëveshje me Salahudini duke i dhënë fund kryqëzatës së tretë. Burgosja e një kryqtari ishte në kundërshtim me ligjin publik; Papa Celestine III dha urdhër për lirimin e Richardit dhe e dënoi Dukën Leopold duke e përjashtuar nga Kisha katolike

1522 – Rrethimi i Rodosit: Sulejmani i Madhërishëm pranon dorëzimin e Kalorësve të mbijetuar të Rodosit, dhe i lejon të evakuohen. Ata përfundimisht vendosen në Maltë dhe bëhen të njohur si Kalorësit e Maltës.

1803 –Blerja e Luizianës franceze nga SHBA përfundon në një ceremoni në New Orleans, Louisiana.

1860 – Karolina e Jugut bëhet shteti i parë që përpiqet të shkëputet nga Shtetet e Bashkuara.

1912 – Konferenca e Ambasadorëve në Londër fillimisht refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit të ri shqiptar, por në fund arrihet një kompromis falë edhe këmbënguljes së perandorisë Austro Hungareze e cila ishte kundër një porti serb në Adriatik.

1917 – Themelohet ÇEKA, forca e parë sovjetike e policisë sekrete; Çeka (akronim rusisht për komitetin e emergjencës) u krijua me një dekret të lëshuar nga Vladimir Lenini, dhe u drejtua më pas nga Feliks Xherzhinsky, aristokrat renegat, i kthyer komunist.

Në fund të vitit 1918, qindra komitete ÇEKA ishin krijuar në qytete të ndryshme.

Në vite, shumë mijëra disidentë, dezertorë, apo njerëz të tjerë u arrestuan, torturuan, ekzekutuan nga çekistët.

Pas vitit 1922, ÇEKA pësoi një seri riorganizime e ndryshime emrash. Trupat çekiste ishin përgjigjes për kampet e punës; menaxhimin e sistemit Gulag; miratonin listat me emrat e kundërshtarëve politikë; kryenin arrestime, hetime, tortura, ekzekutime dhe shtypje të çdo pakënaqësie a rebelimi të mundshëm. Çeka u bë gjithashtu model i organizimit të armës së sigurimit të shtetit në vendet e bllokut komunist.

1924 – Adolf Hitler lirohet nga burgu Landsberg, ku kaloi 264 ditë pas dënimit nën akuzat për grusht shtet në Mynih në të vitin 1923. Gjatë kohës në burg, Hitleri diktoi dhe pastaj shkroi librin Mein Kampf me ndihmën e zëvendësit të tij, Rudolf Hess.

2007 – Elizabeth II bëhet monarkia më e moshuar e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, duke tejkaluar mbretëreshën Viktoria, e cila jetoi 81 vjet, 7 muaj dhe 29 ditë.

2007 – Portreti Suzanne Bloch nga artisti spanjoll Pablo Picasso, dhe Lavrador de Café nga piktori modernist brazilian Candido Portinari, u vodhën në Muzeun e Artit të Sao Paulos në Brazil./t.o

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz