BallinaShqiptareKjo shqiptare mbeti e plagosur në atentatin ku u vra ambasadori rus...

Kjo shqiptare mbeti e plagosur në atentatin ku u vra ambasadori rus (Foto)

Të ngjajshme

Shqiptarja e plagosur ishte pjesë e ekspozitës kolektive gjatë së cilës u vra ambasadori rus.

Në Ankara të Turqisë është vrarë ambasadori rus në këtë shtet, Andrey Karlov.

Në mesin e të lënduarve gjatë këtij atentati është edhe shqiptarja me nënshtetësi turke, Leyla Gundogan, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ekspozitën me fotografitë e saja të bëra në shtetin rus – ku ambasadori i Rusisë mbante një fjalim me rastin e hapjes së ekspozitës kolekitve të quajtur ‘Si e shohin turqit Rusinë?’.

Gundogan – e lindur në Shqipëri – është e lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar, me këtë rast, kanë mbetur edhe dy kolegë të Leylas – Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz