back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaTeknologjiKompania kineze TCL do të prodhojë dhe shesë telefonat BlackBerry

Kompania kineze TCL do të prodhojë dhe shesë telefonat BlackBerry

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare (Video)

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të...
- Advertisement -

BlackBerry bëri të ditur se do të jetë kompania kineze TCL Communication Technology Holdings e cila do të prodhojë dhe shesë telefonë BlackBerry në mbarë botën dhe shënon marrëveshjen e parë të licensimit nga prodhuesi kanadez.

- Advertisement -

Telefonët e prodhuar nga TCL, kompani e cila prodhon edhe telefonët Alcatel, do të paisen me softuerët e sigurisë së BlackBerry, tha kompania.

Ky lajm vjen në një kohë kur BlackBerry po kthen vëmendjen drejt një industrie më fitimprurëse, atë të softuerit pas gjunjëzimit përpara Apple dhe Samsung.

Gjatë Shtatorit kompania kishte lënë të kuptohej se prodhimin e telefonëve BlackBerry do ja linte një palë të tretë dhe një muaj më pas nxori në shitje DTEK60, një fryt bashkëpunimi me TCL.

Marrëveshja e re i jep TCL të drejta për të prodhuar dhe shitur telefonë BlackBerry në të gjitha vendet e botës përveç Indisë, Sri Lankës, Nepalit, Bangladeshit dhe Indonezisë të cilët janë tregjet më të mëdha të BlackBerry.

Po në Shtator BlackBerry nënshkroi marrëveshje me BB Merah Putih kompani e cila do të prodhojë telefonët me këtë markë në Indonezi.

Të ardhurat e kompanisë ishin 156 milion dollar tre mujorin e fundit, një tjetër rënie nga 166 milion dollar që ishte tremujorin e dytë të vitit. Divizioni i paisjeve gjeneroi 105 milion dollar të ardhura. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz