back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeRrëfimi emocional i Haradinajt se si ia vranë vëllain dhe si e...

Rrëfimi emocional i Haradinajt se si ia vranë vëllain dhe si e shpëtoi Rafet Ramën (Video)

Të ngjajshme

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për deputetët e pozitës, të cilët nuk e votuan marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend.

Ai ka thënë se pozita nuk arriti të kalojë Demarkacionin, jo vetëm pse opozita nuk donte, por sepse ata nuk u përkrahën as nga një numër i deputetëve të tyre.

Haradinaj ka shtuar se deputetët e pozitës nuk u frikësuan as nga vetë ai, e as nga dikush tjetër i opozitës, por nuk e votuan Demarkacionin sepse, sipas tij, ata kanë ndjerë përgjegjësi të mbrojnë territorin e trevës nga ata vijnë.

Ai ka përmendur deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Rama, për të cilin ka thënë se i ka shpëtuar jetën, dhe për shkak të mbrojtjes së Ramës, iu vra vëllai i tij, Luan Haradinaj.

Dhe këtë, Haradinaj ka thënë se e ka bërë sepse gjithmonë ka pasur qëllim mbrojtën e territorit të Kosovës dhe njerëzve të saj, prandaj nuk do t’ia falë kurrë deputetit Rama votimin e Demarkacionit, me anë të të cilit, sipas kreut të AAK’së, i merret tokë Kosovës. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz