back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmePD: Për një ajër të pastër, të zbatohet Udhëzimi Administrativ për automjetet...

PD: Për një ajër të pastër, të zbatohet Udhëzimi Administrativ për automjetet rrugore

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Partia e Drejtësisë vlerëson se cilësia e ajrit në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të vendit meriton vëmendje shumë më të madhe institucionale se sa deri më tani, si në aspektin e shtimit të buxhetit për realizimin e projeksioneve zyrtare strategjike në këtë aspekt, ashtu edhe zbatimit strikt të legjislacionit në fuqi që e rregullon këtë fushë.

Si masë urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit, Partia e Drejtësisë kërkon zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë  të Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2016 të Qeverisë “Për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes”, që ende nuk ka filluar të zbatohet në mënyrë të duhur, gjë që ndërmjet fajtorëve të tjerë ka rezultuar me vazhdimin e ndotjes ekstreme të ajrit në ditë të caktuara me pasoja serioze për shëndetin publik të qytetarëve. PD thekson se fillimi i menjëhershëm i matjes së shkarkimeve në ajër nga automjetet në bazë të këtij Udhëzimi Administrativ, si pjesë e procedurës për regjistrimin e tyre, është mënyra më e shpejtë për vënien në kontroll të ndotjes së ajrit nga mjetet e komunikacionit rrugor, që paraqesin njërin prej burimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit, veçanërisht në qendrat urbane.

Partia e Drejtësisë përkujton institucionet e vendit dhe opinionin publik se ky Udhëzim Administrativ me dispozita edhe më rigoroze për sigurimin e cilësisë së ajrit ka qenë në fuqi edhe prej vitit 2011 por asnjëherë nuk është zbatuar nga Qeveria e vendit.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës e veçanërisht nga Ministria e Infrastrukturës, e cila  drejtpërdrejtë është e obliguar për implementimin e këtij akti tejet të rëndësishëm nën-ligjor, që menjëherë të fillojë zbatimin e tij në mënyrë që të mbrojnë në mënyrë adekuate shëndetin e qytetarëve të Kosovës e në veçanti banorëve të kryeqytetit dhe qendrave kryesore urbane.

Partia e Drejtësisë kërkon po ashtu që në procesin e miratimit të buxhetit për vitin 2017 vëmendje e veçantë ti kushtohet plotësimit të kërkesave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për buxhet shtesë me qëllim të realizimit të objektivave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të përcaktuara me Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit  dhe Ligjin për Ajrin, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz