back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna furnizon fermerët me makina tharëse për bimë mjekësore aromatike

Komuna furnizon fermerët me makina tharëse për bimë mjekësore aromatike

Të ngjajshme

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, përveç projekteve të ndryshme në bujqësi, blegtori e sektorë të tjerë,   për herë të parë gjatë këtij viti ka parapa gjenerimin e vendeve  të reja të punës  duke realizuar projektin për grumbullimin e bimëve aromatike.

Kështu, duke  parë kërkesën e fermerëve, kjo drejtori ka ndarë mjete për të mbështet fermerët me tri tharëse makina tharëse në tri pika të grumbullimit.

Drejtori Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, në takim me fermerët, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se projekti për mbështetjen e fermerëve me tri makina tharëse dhe grumbullimin e bimëve aromatike arrin shumën prej 28.320 euro.
Në tri pikat e grumbullimit të këtyre bimëve do të gjejnë punë 33 fermerë, pra nga 11 në secilën pikë grumbulluese.
Drejtori për Bujqësi  dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu ka paraqit para fermerëve punën një vjeçare  për finalizimin e marrëveshjes për projektin në bashkëpunim me USAIDIN dhe Agroproduktin. Në këtë takim u bë shpërndarja për fermerët përfitues të tharëseve për bimë mjekësore aromatike.
Kontratat me tre përfituesit e makinave tharëse I ka nënshkruar kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Përfitues janë fermerët Nazmi Beqiri,   nga Bajgora, Nehat Tahiri ga Vinarci dhe Zymber Samjli nga Suhodolli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz