back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeMerrnin makina me qira dhe i trafikonin në Serbi, si mashtronin fieraku...

Merrnin makina me qira dhe i trafikonin në Serbi, si mashtronin fieraku dhe kroati (VIDEO)

Të ngjajshme

Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë

Janë zvogëluar në pesë minuta kolonat e mërgimtarëve që...

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë...

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë...

Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se merrnin makina me qira dhe më pas deklaronin sikur ja kishin vjedhur.

Një prej të arrestuarve është nga Zagrebi i Kroacisë. Sipas policisë, ky grup i trafikonte jashtë Shqipërisë, në Serbi, ku më pas i deklaronin të vjedhura pranë kompanive ku i kishin marrë me qira.

Policia arrestoi në flagrancë 22-vjeçarin afër Rizvani me banim në Fier dhe koratin Denis Kukiç 30 vjeç me banim në Zagreb. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim F.B dhe M.K 30 vjeç.

Sipas policisë Safet Rizvani dhe kroati u kapën në flagrancë gjatë ditës së djeshme teksa udhëtonin me një makinë tip Skoda Superb të cilën Denis Dukiç e kishte marrë tek një kompani për dhënien e mjeteve me qira. Policia thotë se ata u kapën në tentativë për ta trafikuar këtë makinë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, 22-vjeçari nga Fieri bashkë me personin e shpallur në kërkim M.K më 26 nëntor dyshohet të kenë trafikuar drejt Serbisë, një “Skoda Oktavia” të marrë me qira, mjet të cilin e kanë denoncuar të vjedhur më datë 30 nëntor në Kumanovë të Maqedonisë.

Policia thotë se kjo veprimtari është organizuar nga F. B për të cilin nuk jep informacione të tjera për arsye hetimi. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz