BallinaTeknologjiDalin imazhet e telefonit të fundit nga BlackBerry

Dalin imazhet e telefonit të fundit nga BlackBerry

Të ngjajshme

Gjatë muajit Shtator BlackBerry tha se nuk do të prodhonte më telefonë inteligjentë dhe se në të ardhmen do të mbështetej tek partnerët për ndërtimin e produkteve.

Ky veprim dukej i mirëmenduar nga kompania pas dështimit të BlackBerry Priv në mund ta quajmë të tillë.

Por ishte shefi ekzekutiv John Chen i cili konfirmoi një telefon të fundit ndërtuar nga BlackBerry me tastierën QWERTY dhe sot ne kemi disa imazhe të tij. Paisja e cila ngjason së tepër me Priv u detajua në disa imazhe të publikuara në Weibo.

Për fat jo të mirë nuk u ofruan detaje të telefonit dhe specifikat e tij ngelen një mister. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të spekulojmë. Duke gjykuar nga fotoja, BlackBerry si duket ka përzgjedhur implementimin e tre butonëve fizikë tek telefoni i ri ndryshe nga butonët me prekje të Priv.

Tastiera duket të jetë e fiksuar pa një platformë rrëshqitëse. Flitet e telefoni do të ketë ekran 4.5 inç Full HD, procesor tetë bërthamësh Qualcomm, 3GB RAM, 18 megapiksel kamër të pasme dhe 8 megapiksel kamer frontale.

Telefoni vjen së bashku me Android 7.0 Nougat. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz