BallinaLajmeVdekja e Deharit ekspozon kushtet e këqija të burgjeve

Vdekja e Deharit ekspozon kushtet e këqija të burgjeve

Të ngjajshme

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Vdekja e Astrit Deharit – aktivistit të VV-së – në burg në nëntor, hedh vëmendjen te problemet e hershme të burgjeve në Kosovë, përfshirë kujdesin e keq shëndetësor, trajtimin e pabarabartë të të burgosurve dhe nivelet e ulëta të sigurisë.

Ekspertët thonë se burgjet në Kosovë kanë pasur prej kohësh kushte të tilla të këqija, si dhe trajtim jo të barabartë të të burgosurve, që lejon disa të krijojnë hapësira private në burg, ndërsa të tjerë durojnë keqtrajtim dhe abuzim.

Te Praktikat për të Drejtat e Njeriut nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2015, shkruan se Kosova ka “kushte burgu dhe paraburgimi që përgjithësisht përputhen me standardet ndërkombëtare, por ka gjithashtu probleme me mangësinë e godinave, dhunën mes të burgosurve, korrupsionin dhe kujdesin shëndetësor”.

I njëjti raport vuri në dukje se të burgosurit ankoheshin për abuzim verbal ose fizik nga personeli, por shtoi se “për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike, autoritetet nuk kanë ushtruar gjithnjë kontroll mbi objektet ose burgosurit e tyre”.

Dehari ishte në paraburgim që prej gushtit kur u arrestua si i dyshuar për terrorizëm, pas akuzës se hodhi një mjet eksploziv ndaj parlamentit. Ai vdiq në burg në Prizren të shtunën më 5 nëntor. Behxhet Shala, drejtor i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, tha për BIRN-in se shteti është përgjegjës për vdekjen e tij, sepse shërbimi i burgut nuk u ofron të burgosurve kujdesi psikologjik apo fizik.

Vdekja e Deharit nuk është e vetmja. 13 të burgosur raportohet se kanë kryer vetëvrasje në Kosovë që nga viti 1999. Të dhënat zyrtare listojnë 201 raste të tjera të tentativave për vetëvrasje. Gjatë të njëjtës periudhë, 28 të burgosur gjithashtu vdiqën nga shkaqe natyrore, duke e sjell totalin e vdekjeve në burgje – që nga viti 1991 – në 51. /kallxo.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz