Ky det shquhet me mbi 1000 specie ujore. Njerëzit e parë që kanë eksploruar në Detin e kuq ishin egjiptianët e lashtë, pasi që ishin në kërkim të rrugës tregtare për në jug.
Ndoshta keni menduar të gjeni ndonjë shpjegim i cila do ta argumentonte pse Deti i kuq ka pikërisht këtë emer. Sigurisht, Deti i kuq nuk e ka marrë emrin veç pse egjiptianët e lashtë kanë kaluar të parët. Mirëpo ekzistojnë disa mendime të cilat na tregojnë nga ka ardhur ky toponim.
Ekziston një teori e cila thotë se Deti i kuq ka marrë këtë emer nga algat që rriten nën ujë, të cilat ia kanë dhënë ngjyrën e tij të veçantë.
Ndërsa, disa të tjerë kanë thënë se në gjuhët e lashta, ngjyrat e zezë, e kuqe, jeshile, dhe të bardhë iu janë referuar Veriut, Jugut, Lindjes dhe Perëndimit.
Deti i kuq, është pjesë e Oqeanit Indian dhe shtrihet ndërmjet Afrikës dhe Azisë.