BallinaLajme16 vjet burg për shqiptarin që mbyti me jastëk ish-policin 82 vjeçar,...

16 vjet burg për shqiptarin që mbyti me jastëk ish-policin 82 vjeçar, shpreh keqardhje

Të ngjajshme

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Me plot 16 vite burg është dënuar i riu shqiptar Florind Marini, i shpallur fajtor për vrasjen e ish-policit italian, Canozzi Ugo, 82-vjeç.

26-vjeçari ishte pjesë e një bande grabitësish shqiptarë, ndërsa u futën për të vjedhur në banesën e ish policit.

Sipas autoriteteve italiane, Florind Marini në bashkëpunim me dy shqiptarët e tjerë Lorenc Marini dhe Besnik Metushi, tashmë të dënuar, pasi lidhën këmbë e duar ish-policin, i shkaktuan vdekjen nga asfiksia duke i vënë sipër mbi fytyrë një jastëk, raporton syri. Vrasja ndodhi në 15 janar të vitit 2013, ndërsa shqiptarët morën disa bizhuteri dhe qindra euro.

Në sallën e gjyqit, nëpërmjet përkthyesit Florind Marini iu kërkoi falje familjarëve të ish-policit, për kthimin e tmerrshëm.

“Kërkoj falje për veprën e kryer. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia.”

Në maj të 2016 policia e Fierit arrestoi për herë të dytë Florind Marinin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Edhe 1 vit më parë, ai u arrestua për qëllime ekstradimi, por iu gjet drogë gjatë kontrollit fizik.

Organi i akuzës filloi procedimin për mbajtje narkotikësh, ndërsa në të njëjtën kohë kishte një urdhër ekstradimi për të pandehurin.

Me dënimin nga gjykata për drogë, u pezullua urdhri i ekstradimit, ndërsa në 18 Janar, Marini përfitoi nga amnistia. Organeve hetimore iu desh të rinisnin kërkimet për të shumëkërkuarin e drejtësisë italiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz