Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka dëmtuar linjat e OSHEE-së duke lënë pa drita për afro 20 minuta 2500 abonentë.
Mësohet se shtetasi në fjalë është Astrit Kërçiku, i cili po punonte në ambientin e tij privat për rregullimin e dritares në garazhit, shkruan gazeta Shekulli.
Në punime e sipër ai dëmtoi kabllot duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ishstadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë Liqenit.
Energjia u rikthye pas 20 minutash kur OSHEE mori energji nga një tjetër lidhje unazore. Ndaj shtetasit Astrit Kërçiku u bë kallëzimi në polici.