back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeDiskutohen Mënyrat për të Luftuar Korrupsionin

Diskutohen Mënyrat për të Luftuar Korrupsionin

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, UNDP, në bashkëpunim me qeveritë zvicerane, daneze dhe norvegjeze, do të organizojnë sot një diskutim të hapur të titulluar “Cili është perceptimi publik për korrupsionin dhe mënyrat e suksesshme për t’a luftuar atë”, të enjten, më 8 dhjetor, në klubin letrar Dit’ e Nat’.

Ky diskutim është pjesë e aktiviteteve që po mbahen gjatë gjithë javës, prej 5 deri më 9 dhjetor, me qëllim të ndërgjegjësimit mbi nivelin e korrupsionit në Kosovë, ku panelistët do të përpiqen t’iu përgjigjen pyetjeve si: çka nevojitet që zyrtarët anti-korrupsion të kenë sukses? A bëhet fjalë për vullnetin politik; legjislacionin e përmirësuar; mbrojtjen e informatorëve; kapacitetet teknike të policisë dhe prokurorisë; burime më të mëdha njerzore dhe financiare për organet që luftojnë korrupsionin?  A janë qytetarët më të interesuar në transparencë dhe llogaridhënie apo më shumë dëshirojnë t’i shohin politikanët tek përballen me akuza për korrupsion para gjykatësit? Këto janë disa nga çështjet që do të shtjellohen gjatë Bisedës së hapur për të Luftuar Korrupsionin.

Panelistë në këtë diskutim të hapur për publikun do të jenë Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ruairi O’Connell, Ambasadori Britanez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, dhe Patrick Ettiene, Drejtor i Agjensionit Zviceran për

Zhvillim në Kosovë.

Ngjarja përkrahet nga qeveritë zvicerane, daneze dhe norvegjeze.

Ftesë:

Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Kush:            UNDP

Çka:               Diskutim i hapur rreth korrupsionit

Kur:                Sot në ora 17:30

Ku:                 Klubi letrar Dit’ e Nat’

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për informim publik pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;    mobil: 049 720 800     e-mail: [email protected]

Danijela Mitić, Analiste e UNDP-së për komunikim

Tel: (038) 249 066 lok. 411;     mobil: 049 720 824    e-mail: [email protected]

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz