back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKatër persona arrestohen për falsifikim dokumentesh dhe uzurpim pronash

Katër persona arrestohen për falsifikim dokumentesh dhe uzurpim pronash

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për falsifikim të dokumenteve, falsifikim të dokumentit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

K.R. lindur më 1956, N.K. e lindur më 1962, F. B. E lindur më 1952 dhe N.SH. i lindur më 1968, janë arrestuar në aksionin e realizuar të sektorit për hetim të korrupsionit në katër lokacione të ndryshme.

“Ky operacion policor është realizuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me dyshimin se persona zyrtarë dhe jozyrtarë dyshohet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me ‘Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, Falsifikim i dokumentit zyrtar neni 434, Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme neni 332, dhe Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 422 i KPRK-ës’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e asistuar nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të Gjykatës Themelore Prishtinë ka realizuar bastisje në (4) katër lokacione në territorin e komunës së Graçanicës dhe Prishtinës”, thuhet më tej.

Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale dokumentacione relevante, të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Njëri ndër të dyshuarit M.J, viti i lindjes 1959 M/K-Serb, është në arrati dhe në kërkim policor.
Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, do të ndërmerren veprimet e mëtutjeshme sipas autorizimeve të prokurorit kompetent të rastit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz