back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaBotëTërmet në Indonezi, mbi 50 të vdekur

Tërmet në Indonezi, mbi 50 të vdekur

Të ngjajshme

Punimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim...

Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

Për herë të parë, një aplikacion i inteligjencës artificiale...

BE iu kërkon linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore iraniane

Rregullatori i sigurisë së aviacionit i Bashkimit Evropian rekomandoi të enjten...

Të paktën 54 persona e kanë humbur jetën në Indonezi mbrëmë pas mesnatës, sipas kohës së Evropës së Mesme, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra ndërtesa janë shembur në tërmetin me fuqi prej 6.5 ballë sipas Rihterit që goditi pjesën veriore të ishullit Sumatra, në thellësi prej rreth 10 kilometrave.

Nga Agjencia kombëtare për menaxhim me katastrofa u bë e ditur se më kritike është në provicën Aceh ku rreth 500 persona janë shtrirë në spital për shkak të lëndimeve.

Sipas të dhënave të mediave indoneziane, bëhet fjalë për rajon kryesisht të banuar me popullatë muslimane. Videot dhe fotografitë e para nga vendi i fatkeqësisë tregojnë se dridhja ka shembur për tokë shumë shtëpi, ndërtesa, objekte afariste dhe xhami.

Autoritetet e atjeshme ende nuk kanë të dhëna të sakta se sa njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat. Ekipet e shpëtimit janë në terren, ndërsa supozohet se numri i viktimave po rritet. Nga ana tjetër, konfirmohet se tërmeti nuk ka shkaktuar cunami.

Të Fundit

Sport

ShowBiz