back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeXhemajlaj i bindur se do ta fitoj balotazhin

Xhemajlaj i bindur se do ta fitoj balotazhin

Të ngjajshme

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

Kandidati i “Nismës për Kosovën” për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i sigurt se në zgjedhjet e balotazhit, që do të mbahen pas dy javëve, do të triumfojë në garën me kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovcin, shkruan sot, gazeta Zeri.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, Xhemajlaj ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore të ditës së diel, 55 për qind e qytetarëve të Drenasit janë për ndryshim dhe ndryshimit në këtë komunë thotë se i prin ai.

Xhemajlaj bën të ditur se tashmë do t’i fillojë bisedimet me kandidatët tjerë që kanë marrë pjesë në garën për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, për ta fituar edhe mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 18 dhjetorit 2016.

Procesi zgjedhor ka shkuar mirë, por me disa mangësi, siç e kanë thënë ata që i kanë përcjellë votimet gjatë tërë ditës së diel. Ka pasur ndalje të rrymës, ka pasur një arrestim të disa komisionarëve. Absurdi më i madh është kur merret edhe arrestohet edhe zëvendësi i Degës, ndërsa fushata është përcjellë me premtime të shumta, me joshje pastaj me premtime për vende të punës..”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz